Humbi jetën në një aksident rrugor, Tare kujton talentin e Lazio-s: Do të bëjmë diçka për ta...

Humbi jetën në një aksident rrugor, Tare kujton talentin e Lazio-s: Do të bëjmë diçka për ta...

18:15, 31/03/2021

Vdekja e talentit të Lazio-s, Daniel Guerini, pas një aksidenti automobilistik i preku të gjithë, pasi i riu cilësohej si një talent me të ardhme të madhe në Itali.

Ditën e sotme, drejtori teknik i Lacios, Igli Tare, u shpreh se si e mori vesh lajmin e hidhur dhe konsiderata qe kishte për lojtarin e ri,  pasi luante në një ekip me djalin e tij, Etien Tare dhe ishin miq të ngushtë.

“Lajmin ma dha djali, Etieni. Ishte një goditje e rëndë, një tragjedi. Një i ri humbi jetën në moshën 19-vjeç dhe kjo lë shenja tek të gjithë ne. Mora familjen e Daniele të nesërmen dhe e ngushëllova. I gjithë ekipi ishte i lidhur me të, Guerini ishte i joni. Në fushë shfaqte talentin e madh teknik dhe kishte aftësi për të goditur portën. Do të bëjmë diçka për ta kujtuar se ishte futbollist i Lacios”, u shpreh drejtori teknik i lacialëve.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco