Mbrojtësi i Juventusit infektohet me COVID-19

Mbrojtësi i Juventusit infektohet me COVID-19

12:26, 31/03/2021

Mbrojtësi i Juventusit, Merih Demiral, është infektuar me COVID-19 gjatë grumbullimit me përfaqësuesen e Turqisë.

Ai iu bashkua ekipit kombëtar, megjithëse kishte qenë i lënduar dhe mediat italiane raportojnë se ai ka dalë pozitiv në testin për koronavirus javën e kaluar.

Gazeta “Tuttosport” raporton se Demiral mund të kthehet në Torino përmes një fluturimi mjekësor, ngjashëm siç kishte bërë Cristiano Ronaldo në tetor, kur ishte kthyer nga Portugalia i infektuar me koronavirus.

La Gazzetta dello Sport konfirmon se Demiral ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus, por shton se Juventusi ka refuzuar të komentojë nëse lojtari i tij është me ekipin kombëtar. Demiral pritet ta kalojë kohën në karantinë në hotelin e klubit J Hotel.

Juventusi do të përballet me Torinon në derbin e qytetit këtë të shtunë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco