Eliminatoret ‘Katar 2022’/ Franca siguron fitoren e parë në grup

Eliminatoret ‘Katar 2022’/ Franca siguron fitoren e parë në grup

18:35, 28/03/2021

Franca mori fitoren e parë në Grupin D kualifikues për eliminatoret e Kupës së Botës, duke lënë pas zhgënjimin që solli sfida me Ukrainën.

Skuadra e Didier Deschamps u ngjit përkohësisht në vendin e parë të Grupit D me 4 pikë, pasi arriti të triumfonte lehtësisht në transfertën e “Astana Arena” ndaj Kazakistanit me rezultatin 0-2.

Goli i Ousmane Dembele në minutën e 19-të i hapi rrugën suksesit të “Gjelave”, ndërkohë që autogoli i Maliy në minutën e 44-t vulosi fitoren e skuadrës së Deschamps.

Në pjesën e dytë humbi një 11-metërsh Kylian Mbappe, që gjithsesi nuk i prishi shumë punë Francës që mori tre pikët në këtë duel dhe mendon tashmë për ndeshjen e radhës ndaj Bosnje-Hercegovinës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco