Lojtarët e Kombëtares i dhurojnë Bashës fanellën me numrin 9

Lojtarët e Kombëtares i dhurojnë Bashës fanellën me numrin 9

18:21, 28/03/2021

Kryetari i PD, Lulzim Basha, është suprizuar sot nga lojtarët e Kombëtares shqiptare të futbollit duke i dhuruar bluzën kuqezi me numrin 9 dhe me emrin Basha.

Bluza e firmosur nga lojtarët, stafi i Kombëtares dhe drejtuesit e FSHF, i është dhuruar kreut të opozitës Lulzim Bashës nga ish-futbollisti kuqezi, Andi Lila gjatë momentit kur kreu i PD, ishte bashkë me disa emra të njohur të sportit shqiptar, për të parë ndeshjen Shqipëri-Angli, që po luhet në Tiranë.

Bluza mban numrin 9 ashtu si edhe numri i PD në zgjedhjet e 25 prillit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco