Faqja e njohur e futbollit: Nëna e Ibrahimoviqit është kroate, me origjinë shqiptare

Faqja e njohur e futbollit: Nëna e Ibrahimoviqit është kroate, me origjinë shqiptare

17:03, 28/03/2021

Përfaqësuesja e Kosovës do të zhvillojë ndeshjen e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror ‘Katari 2022’.

Dardanët në “Fadil Vokrri” presin një nga skuadrat më të mira në botë Suedinë.

Në këtë ndeshje do të luajë edhe një nga futbollistët më të mirë në botë suedezi, Zlatan Ibrahimoviq, të cilën mbrojtja jonë do ta ketë vështirë ta ndalë.

Faqja “Oh My Goal” i ka kushtuar një postim Ibrahimoviqit ku i numëron 99 gjërat që duhet ditur për Ibrën, dhe e nis me prejardhjen e tij.

I lindur në Malmo të Suedisë, me baba mysliman nga Bosnja, faqja me 13 milionë ndjekës, thotë se nëna e sulmuesit të Kombëtares së Suedise është katolike kroate, me origjinë shqiptare.

Kujtojmë se ndeshja Kosova – Suedia luhet sonte nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

 

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco