Bundesliga/ Schalke s’del dot nga kriza, drejt rënies nga kategoria

Bundesliga/ Schalke s’del dot nga kriza, drejt rënies nga kategoria

21:53, 20/03/2021

Vijon kriza e thellë për Schalke 04 në Bundesliga, me blutë mbretërorë që me shumë gjasa sezonin e ardhshëm do të luajnë në Bundesligën e dytë.

Schalke pësoi një tjetër humbje pasi u mposht lehtësisht në “Veltins Arena” nga Borussia Monchengladbach me rezultatin 0-3.

Lars Stindl zhbllokoi shifrat në minutën e 15-të ndërkohë që në fraksionin e dytë miqtë realizuan edhe dy herë të tjera me Lainer dhe zviceranin Nico Elvedi, duke u rikthyer te fitorja pas 4 humbjesh radhazi dhe duke ringjallur shpresat për një vend në Europa League sezonin e ardhshëm.

Për Schalken ndërkohë kjo ishte humbja e 9-të në 11 takimet e fundit në të cilat ka marrë vetëm 2 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco