VIDEO/ Haaland reagon ashpër pas barazimit të Dortmundit, hedh fanellën dhe largohet i nevrikosur

VIDEO/ Haaland reagon ashpër pas barazimit të Dortmundit, hedh fanellën dhe largohet i nevrikosur

19:09, 20/03/2021

Erling Braut Haaland shënoi dy gola pasditen e sotme në sfidën Koln-Dortmund, por nuk mjaftoi për t’i dhënë fitoren ekipit të tij që barazoi 2-2 dhe iu largua në 4 pikë zonës Champions.

Zhgënjimi ishte i madh te verdhezinjtë dhe kjo gjë u shfaq në fundin e takimit.

Pikërisht Haaland reagoi shumë keq pas përfundimit të 90 minutave.

Norvegjezi u kap nga kamerat duke u larguar menjëherë në dhomat e zhveshjes, shumë i nevrikosur për paraqitjen e ekipit të tij, teksa hedh edhe fanellën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco