Përleshje në futbollin shqiptar: Pas golit, plasin kacafytjet mes policisë dhe futbollistëve

Përleshje në futbollin shqiptar: Pas golit, plasin kacafytjet mes policisë dhe futbollistëve

17:50, 20/03/2021

Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur në ndeshjen e Kategorisë së Parë, Burreli-Erzeni ku pranë fundit të takimit, ndeshja degjeneroi në përplasje fizike.

 

E gjitha nisi ku Burreli realizoi një gol në minutën e 87′ me autor Danajn i cili i dha fitoren minimalisht skuadrës vendase, ishte në një pozicion të dyshimtë jashtë loje. Lojtarët e Erzenit e kontenstuan këtë gol tek asistenti i takimit dhe aty nisi përplasja e madhe midis lojtarëve dhe policisë private të cilët ishin duke mbrojtur anësorin i cili ishte midis gjithë lojtarëve shijakas.

Duket se skuadra e Erzenit nuk e ka kapërdirë kaq lehtë këtë gol dhe humbje të pësuar duke reaguar në një mënyrë të tillë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco