Bundesliga/ Leipzig i bën presion Bayernit

Bundesliga/ Leipzig i bën presion Bayernit

22:58, 19/03/2021

Leipzigu i bën presion Bayernit të Mynihut, duke e ngushtuar në vetëm 1 pikë diferencën me kryesuesit e Bundesligës.

Në sfidën hapëse të javës së 26-të, skuadra e drejtuar nga Nagelsmann fitoi minimalisht në fushën e Arminias së Bielefeldit.

Golin e vetëm të këtij takimi e realizoi Sabitzer në fillimin e pjesës së dytë, i shërbyer nga spanjolli Dani Olmo.

Lepizigu pati raste për të shënuar gola të tjerë gjatë pjesës së dytë me Hee-Chan Hwang, Marcel Halstenberg dhe Christopher Nkunku, por portieri  vendës nuk lejoi që rezultati të ishte më i thellë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco