Super kompjuteri parashikon fituesin e Champions League

Super kompjuteri parashikon fituesin e Champions League

17:28, 19/03/2021

Pas hedhjes së shortit të Ligës së Kampioneve ku u mësuan dhe ndeshjet çerekfinale, super kompjuteri “FiveThirtyEight “, i cili merret me parashikimin e fituesve te kompeticioneve sportive në bazë të statistikave të skuadrave, ka arritur në një rezultat mbi emrin e ekipit që është favorit për fitimin e Ligës së Kampioneve.

Sipas parashikimit të tij, skuadra favorite për fitimin e Championsit është skuadra angleze e Manchester Cityt me 36% të shanseve.

Në vend të dytë renditet Chelsea me 17% dhe menjëherë pas londinezëve vjen Bayern Munchen me 16%.

Ndërkohë Liverpooli dhe Real Madridi renditen në vendin e 4-të dhe 5-të me shans të barabartë fitimi prej 11%.

PSG-ja ndodhet në vend të 6-të me 4% me shanse të barabarta me Borusian e Dortmundit, ndërsa në vend të fundit renditet Porto me 1% të shansit për të fituar Ligën e Kampionëve.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco