Tottenham u mund 3-1 nga Liverpooli, habit Jose Mourinho: Bëmë një ndeshje të mirë

Tottenham u mund 3-1 nga Liverpooli, habit Jose Mourinho: Bëmë një ndeshje të mirë

09:53, 29/01/2021

Tottenham u mposht me rezultatin 1-3 në shtëpi ndaj Liverpool dhe mbeti plot 8 pikë larg kreut duke dalë thuajse përfundimisht nga gara për titull, teksa tashmë do t’i duhet të djersijë shumë për të siguruar një vend në zonën Champions.

Trajneri Jose Mourino u shfaq mjaft i kënaqur me paraqitjen e të tijve ndaj “the reds”, por nuk e fshehu zhgënjimin për gabimet në rastin e golave të pësuar, ndonëse u mundua të marrë në mbrojtje të riun Joe Rodon.

Bëmë një ndeshje mjaft të mirë dhe që në fillim shënuam, ndonëse ishte një pozicion jashtë loje milimetrik. Megjithatë ndjej keqardhje kur shoh që u ndëshkuam për tre gabime tonat. Të gjithë pa përjashtim bënë një ndeshje të shkëlqyer, por ato gabime… Duket sikur luftojmë kundër gabimeve tona. Më vjen keq më shumë për gabimin e Rodon, pasi e them me bindje se bëri një ndeshje të jashtëzakonshme, përtej të gjithë pritshmërive të mia dhe në ndeshjen e radhës do të jetë titullar”, tha trajneri portugez.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco