Ish-futbollisti i Skënderbeut firmos me Austrinë e Vjenës

Ish-futbollisti i Skënderbeut firmos me Austrinë e Vjenës

16:44, 20/01/2021

Agim Zeka bën një tjetër hap cilësor në karriere. Futbollisti i shqiptar, pjesë e përfaqësueseve të moshave kuqezi nga U-17 deri tek U-21, ka nënshkruar për Austrinë e Vjenës. 22-vjeçari shkon në Austri falas nga klubi belg Royal Excel Mouscron.

Zeka, i cili është një sulmues që luan në të gjitha pozicionet, në krah dhe qendër dhe pavarësisht moshës së re konsiderohet për lojtar përvojë, pasi ka luajtur edhe në Eredivisie për Fortuna Sittard dhe në Francë me ekipin B të Lille.

Trajner i Austrisë së Vjenës, Peter Stöger, i pyetur për afrimin e Zekës, shpjegoi:

“Ne kemi sjellë një lojtar të ri, ish-lojtarin e Shpresave të Shqipërisë, cili na forcon anasjelltas si një alternativë më shumë. Kohët e fundit kemi humbur disa lojtarë në përgatitje për shkak të dëmtimeve, Zeka është brenda mundësive tona financiare.”

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco