Ja çfarë duhet të dini për shortin e Champions dhe Europa League

Ja çfarë duhet të dini për shortin e Champions dhe Europa League

10:46, 14/12/2020

Sot në mesditë (ora 12:00), skuadrat e kualifikuara për në 1/8-at e Ligës së Kampioneve, por gjithashtu edhe ato për 1/16-at e Ligës së Europës do të mësojnë kundërshtarët e fazës finale, asaj me eliminimin direkt.

Shorti do të hidhet në Nion, në orën 12:00, ku rregullat janë si gjithmonë të njëjta, për të dyja kompeticionet: kokat e grupit do të kapin një prej skuadrave që ndodhen në vazon “jo koka grupi”, por duke shmangur rivalin me të cilin janë përballur më parë në fazën e grupeve dhe skuadrat nga i njëjti shtet.

Ndërkohë, kokat e grupit do ta luajnë ndeshjen e tyre të parë në transfertë.

1/8-at e Champions-it dhe 1/16-at e Ligës së Europës do të luhen respektivisht në datat 15-16 shkurt dhe 17 shkurt.

Sigurisht që përballjet e forta nuk do të mungojnë, por në rastin e Juventusit, bardhezinjtë do të shpresojnë që të shmangin Lajpcigun dhe Atletikon e vazos së dytë, ndërsa Lacion, Atalantën dhe Barcelonën nuk mund t’i kapin. Një sfidë e rrezikshme në 1/8-at mund të jetë ripërsëritje e Bajern-Barcelona, por edhe Siti-Barça.

Dy ekipet e tjera italiane në garë, Lacio e Atalanta, ku luajnë respektivisht shqiptarët Strakosha-Muriqi dhe Gjimshiti, pritet të kenë një short të frikshëm.

Të kaltrit rrezikojnë të peshkojnë Bajernin, Celsin, Liverpulin, Sitin, PSG-në dhe Realin, ashtu sikurse bergamaskët, me përjashtim të Liverpulit që e kishin në grup dhe Juventusit, skuadër që është nga i njëjti shtet me ta.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco