Momenti i tmerrshëm kur rrëzohet basketbollisti, në gjendje kritike për jetën

Momenti i tmerrshëm kur rrëzohet basketbollisti, në gjendje kritike për jetën

10:09, 14/12/2020

Basketbolli amerikan është tronditur nga rënia në parket e basketbollistit të kolegjit Keinto Xhonson në ndeshjen e së dielës në Konferencën e Lindjes me ekipin e tij Florida “Gators”.

Në një moment të ndeshjes, lojtari bie direkt në parket në mënyrë të frikshme.

Lojtarët janë tronditur ndërsa stafi mjekësor i skuadrës është futur menjëherë në fushë për t’i dhënë ndihmën e parë. Lojtari është transportuar më pas në spital.

Sipas njoftimit të fundit, gjendja e tij shëndetësore është kritike, por në monitorim të vazhdueshëm.

Xhonson ka kaluar COVID-19 në verë dhe dyshohet se virusi mund t’i ketë infektuar muskulin e miokardit të zemrës, ç’ka mund të ketë shkaktuar parainfarkt.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco