Serie A/ Milani shpëton në shtesë nga humbja me Parmën

Serie A/ Milani shpëton në shtesë nga humbja me Parmën

23:01, 13/12/2020

Theo Hernandez ruan pathyeshmërinë e Milanit, që vijon nga muaji mars në Serinë A.

Mbrojtësi 23-vjeçar francez realizoi dy gola në pjesën e dytë për kuqezinjtë në sfidën me Parmën, duke shmangur humbjen në kohën shtesë, teksa ndeshja u mbyll 2-2.

Deri në minutën e 58-të, në mënyrë befasuese, emilianët kryesonin 0-2 me gola të Hernanit (13’) dhe Kurtic (56’), teksa Calhanglu dhe Brahim Diaz ishin ndalur nga traversa.

Pa Ibrahimovicin në sulm, golat e kuqezinjve i mori përsipër një mbrojtës, si Hernandez, që të parin e realizoi në zhvillimet e këndores në minutën e 58-të, ndërsa finalizimin që shmangu humbjen e “Djallit” francezi e sigloi në kohën shtesë, pasi portieri Sepe sapo kishte ndalur një gol të sigurt.

Një barazim që vlen shumë më tepër se një pikë për Milanin (për mënyrës se si shkoi loja), i cili mbetet në krye të Serisë A me 27 pikë, tri pikë më shumë se Interi, që është ndjekësi më i afërt.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco