Kukësi nuk ndalet, vjen kundër Skënderbeut fitorja e 5-të radhazi

Kukësi nuk ndalet, vjen kundër Skënderbeut fitorja e 5-të radhazi

19:00, 13/12/2020

Kukësi ka mposhtur Skënderbeun me rezultatin 3-1 në sfidën e vlefshme për javën e 8-të të Kategorisë Superiore.

Triumfi i 5-të radhazi për verilindorët e Skënder Gegës, të cilët janë rikthyer më të frikshëm se kurrë pas një starti aspak pozitiv.

Për sa i përket Skënderbeut, korçarët bënë shumë pak, deri në momentin e pësimit të 3 golave, më pas u përpoqën të reagonin, por nuk shkuan më shumë se 1 gol i shënuar.

Dopieta e Ezesë dhe goli i brazilianit Lima i siguruan 3 pikë të rëndësishme Kukësit, ndërsa golin e vetëm për Skënderbeun e realizoi Mensah.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco