Mban rekordin si lojtari më i vjetër, flet Miura: Ibra dhe CR7 mund të luajnë deri në...

Mban rekordin si lojtari më i vjetër, flet Miura: Ibra dhe CR7 mund të luajnë deri në...

15:23, 13/12/2020

“Mosha është vetëm një numër”. Kjo është shprehja që i shkon për shtat japonezit, Kazuyoshi Miura, i cili në moshën 53 vjeçare vijon ende të luaj futboll, duke i befasuar të gjithë.

Së fundmi, ish-sulmuesi i Genoa ka dhënë një intervistë për “Tuttosport”, ku ndër të tjera foli edhe për  Cristiano Ronaldon dhe Zlatan Ibrahimovic: "Nëse ata do të më pyesnin se cili është sekreti im? Nuk kam asnjë sekret. Ajo që bën ndryshimin është kujdesi për trupin tënd, të stërvitesh mirë dhe të mos humbasësh pasionin dhe motivimin. Vitet e fundit nuk kam pasur gjithmonë mundësi të luaj vazhdimisht.

Pasioni, sidoqoftë, është gjithmonë i njëjti. Një shembull? Edhe nëse duket e vështirë ta besosh, por unë i kafshoj buzët gjatë ndeshjes, tamam si në fillim të karrierës time. Unë vazhdoj  të luaj, pasi ambicia nuk shuhet kurrë. CR7 dhe Ibra mund të luajnë deri në moshën 50 vjeçare dhe ndoshta mund edhe të më kalojnë? Po, por nuk jam i shqetësuar. Sepse nëse ndodh nuk e di nëse do të isha akomagjallë për ta parë atë moment, " u shpreh Miura.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco