Klass Jan Huntelaar njofton tërheqjen nga futbolli në fund të sezonit

Klass Jan Huntelaar njofton tërheqjen nga futbolli në fund të sezonit

11:10, 13/12/2020

Në moshën 37 vjeçare dhe pas një karriere profesionale e cila filloi në vitin 2002, Klaas-Jan Huntelaar është shumë afër ditës që do të “var këpucët në gozhdë”.

Ish-sulmuesi i Real Madrid dhe Milan, i cili aktualisht luan për Ajax Amsterdam, deklaroi pas fitores së ekipit të tij kundër Zwolle (4-0, goli parë i sfidës u shënua nga Huntelaar),  se ky sezon me siguri do jetë i fundit në karrierën për të.

Për mikrofonat e “Sky Sport”, sulmuesi holandez zbuloi këtë vendim: “ Muajin e fundit kam menduar shumë për tërheqjen, moment që po afron. E konfirmoi se ky sezon është i fundit për mua. Unë do vazhdoj të luaj me shumë dëshirë deri në fund të sezonit. Më pas? Nuk mund të them. Fillimisht dua të pushoj dhe të kaloj disa muaj në shtëpi me familjen ” , tha Huntelaar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco