FSHF dhe Liga, një minutë heshtje në nderim të Maradonës para çdo ndeshjeje të kampionatit

FSHF dhe Liga, një minutë heshtje në nderim të Maradonës para çdo ndeshjeje të kampionatit

19:02, 29/11/2020

FSHF është solidarizuar me humbjen e legjendës botërore të futbollit, Diego Armando Maradonës, i cili u nda nga jeta të mërkurën e 25 nëntorit në Argjentinë.

Federata e Futbollit për nder të ish-kampionit të botës së bashku me Ligën Profesioniste të Futbollit vendosën që në javën e pestë të Kategorisë Superiore të mbahej një minutë heshtje para çdo ndeshjeje në respekt të Maradonës.

Solidarizimin me këtë humbje të madhe për komunitetin e futbollit dhe familjen e Maradonës e ka shprehur edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili në profilin e tij në rrjetin social Facebook, do të shkruante: “Futbolli humbi një mbret! Diego Armando Maradona është ndarë nga jeta duke lënë një boshllëk të madh dhe të pazëvendësueshëm në botën e madhe të futbollit. Qoftë i parajsës, sepse ç’ka lënë është miliona herë më e madhe se vitet e jetës… Është pavdekësia!”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco