Manchester City dhe Riyad Mahrez bëjnë detyrën ndaj Burnley-t

Manchester City dhe Riyad Mahrez bëjnë detyrën ndaj Burnley-t

18:03, 28/11/2020

Pas barazimit ndaj Liverpool dhe humbjes ndaj Tottenham, Manchester City u kthye në fitore duke shkatërruar Burnley me rezultatin e thellë 5-0.

Mahrez ishte njeriu i sfidës me tre gola të realizuar ndërsa gjetën rrugën e rrjetës për “qytetarët” edhe mbrojtësi francez Mendy dhe sulmuesi anësor spanjoll Ferran Torres.

Me këtë fitore Citiziens u ngjitën në kuotën e 15 pikëve, 6 më pak se kryesuesit e Liverpool, por City ka edhe një ndeshje më shumë për të luajtur dhe ka mundësi për të rikuperuar edhe 3 pikë të tjera.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco