Serie-A/ Inter mund Sassuolo-n dhe ngjitet në vendin e dytë

Serie-A/ Inter mund Sassuolo-n dhe ngjitet në vendin e dytë

17:02, 28/11/2020

Në letër, dueli midis Sassuolo (vendi i 2-të) dhe Interit (vendi i 5-të) premtonte të ishte mjaft interesant.

Klubi neroverde e kishte nisur në mënryrë mjaft të mirë sezonin dhe kishte mundësinë për të marrë vendin e parë në Serie-A, ndërsa Interi kërkonte të rikthehej tek fitorja pas disa paraqitjeve zhgënjyese. Këtë herë, banda e Antonio Conte tregoi muskujt dhe u deshën vetëm disa minuta që Alexis Sanchez të kalonte në avantazh zikaltërit, pas asistit të Lautaro Martinez (1-0, 4).

Nuk vonoi dhe në të 14-ën një goditje e fortë e Vidal u devijua në rrjetën e tij nga rumuni Chiriches, autogol që i dha epërsinë e dyfishtë Interit (2-0, 14). Skuadra e Maxime Lopez reagoi në pjesën e dytë, por Inter u mbrojt mirë. Ishte Roberto Gagliardini ai që vulosi fitoren e zikaltërve pas një goditje fluturimthi (3-0, 60). Me këtë fitore spektakolare 3-0, Inter ngjitet sërish në vendin e dytë me dy pikë prapa Milan dhe tejkalon kundërshtarin e tyre të javës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco