Ky ishte kontribuesi më i madh i skitarisë në vend, i cili vdiq të dielen

Ky ishte kontribuesi më i madh i skitarisë në vend, i cili vdiq të dielen

11:16, 02/11/2020

Emin Dushullovci ishte njëri prej kontribuesve më të mëdhenj në sport. Për kontributin e tij më shumë se 50 vjeçarë në sportin e skitarisë, Komiteti Olimpik i Kosovës e kishte nderuar Dushullovcin me mirënjohjen për “Vepër Jetësore”.

Në foto është momenti kur medalisti i bronztë Olimpik “Los Angjelos 1984”, Aziz Salihu, i ndau mirënjohjen në Gala Mbrëmjen e organizuar në dhjetor të vitit të kaluar, me rastin e 5-vjetorit të anëtarësimit të KOK-ut në KON.

Dushullovci u nda nga jeta mëngjesin e djeshëm, pas mbi pesë dekadash kontributi në sport. Ai për shumë vjet ishte sekretar i përgjithshëm i Federatës Skitare të Kosovës, ndërsa ishte edhe anëtar i Komisionit të Pavarur Zgjedhor të Asamblesë së KOK-ut.

Për kontributin në sport, KOK vazhdimisht nderon ata që lanë gjurmë, duke kontribuuar në forma të ndryshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco