Milani ka arritur rekordin 56-vjeçar të klubit me fitoren e mbrëmshme në Europa League.
Shtatë herë kampioni i Evropës e nisi me këmbë të mbarë edhe në Europa League, duke mposhtur 3-1 skuadrën e Celtic Glasgow.
Kuqezinjtë tani kanë shënuar 2 apo më shumë gola në 10 ndeshje radhazi për herë të parë që nga viti 1964, duke vazhduar formën mbresëlënëse edhe në sezonin 2020-2021.
Të besuarit e Stefano Piolit tashmë kanë shkuar në katër fitore radhazi në Serie A, teksa sfidën e ardhshme e kanë të hënën me Romën.
Milani më pas do të kthehet në aksion në Europa League tri ditë më vonë, ndërsa në fundjavë që vjen do të takohet në Serie A me Hellas Verona.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: