450 mijë euro në javë/ Prej vitit 2013 Reali ka kërkuar transferimin e Leo Messit

450 mijë euro në javë/ Prej vitit 2013 Reali ka kërkuar transferimin e Leo Messit

12:16, 16/10/2020

“Prej vitit 2013, Lionel Messi ka qenë objektivi i merkatos së Real Madridit”.

Libri i Di Marzio pretendon se “Los Blancos” synonin t’i paguanin Messit 450.000 € në javë. Sidoqoftë, argjentinasi nuk kishte synime të bashkohej me kryeqytetasit spanjollë, ndaj u përgjigj prerë: Mos humbisni kohë, unë nuk kam ndërmend të largohem nga Barcelona!

Një kontratë 8-vjeçare dyshohet se ishte përgatitur dhe babai i Messit, Jorge, do të fitonte 16 milionë euro. Messi duke u bashkuar me Real Madridin në atë kohë do ta kishte luajtur në formacion së bashku me rivalin e hidhur, Cristiano Ronaldo. Manchester City u tha se ishte i interesuar për shërbimet e tij, por një klauzolë lirimi prej 700 milionë euro siguroi qëndrimin e kapitenit në “Camp Nou”.

Ish-shoku i tij i skuadrës, Carles Puyol, e kishte uruar Messin kur njoftoi fillimisht se donte të largohej, por më pas e mbështeti argjentinasin për qëndrimin te skuadra e zemrës edhe të paktën një vit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco