Marco Verratti i është betuar për dashuri të përjetshme Paris Saint-Germain.
“Fakti që jam bërë pjesë e 5 lojtarëve me më shumë ndeshje të luajtura me PSG-në do të thotë shumë, është shumë e bukur. Do të thotë se kemi kaluar shumë vite bashke dhe kemi fituar shumë tituj”, ka thënë Verratti.
“Më pas, unë jam vetëm 27 vjeç, jam akoma i ri, kështu që shpresoj të luaj akoma dhe të fitoj akoma. Nuk e prisja kur erdha këtu, është fantastike”.
“Dua të qëndroj akoma për një kohë të gjatë, do të ishte e mrekullueshme të bëhesha lojtari me më shumë ndeshje në historinë e klubit. E dua këtë klub, e adhuroj. Më ka ndihmuar të rritem, më ka prezantuar me futbollin e vërtetë, më ka dhënë gjithçka. Më ka lejuar të luaj ndeshje të mëdha, të rritem bashkë me lojtarë të mëdhenj. Jam i lumtur”, tha Verratti në prag të transfertës kundër Reims.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: