Shkëndija sfidon Tottenhamin, Ernest Gjoka në shansin e karrierës përballë Mourinhos

Shkëndija sfidon Tottenhamin, Ernest Gjoka në shansin e karrierës përballë Mourinhos

20:10, 17/09/2020

Shkëndija e Tetovës arriti të kualifikohet në “Play-Off” të Europa League, me ëndrrën e madhe për të kaluar në fazën e grupeve, shkruan Syri.net.

Por, përballë do të ketë gjigantët anglezë të Tottenham dhe misioni për të mos thënë i pamundur, duket tejet i vështirë.

Image

Gjithsesi, është një privilegj që skuadra shqiptare që militon në kampionatin e Maqedonisë së Veriut të përballet me një ekip të Premierligës, i cili drejtohet nga një emër i madh si Jose Mourinho.

Edhe për teknikun e Shkëndijës, Ernest Gjoka, do të jetë një shans i madh në karrierën e tij që do të ketë si kundërshtar “Special One”, pse jo edhe për ta sfiduar në 90 minutëshin që do të luhet të enjten e ardhshme më 24 shtator.

/ Florian Behlula / Syri.net /

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco