Formacionet zyrtare: Milan - Shamrock Rovers, Ibra e nis nga minuta e parë

Formacionet zyrtare: Milan - Shamrock Rovers, Ibra e nis nga minuta e parë

19:10, 17/09/2020

Milani luan sot në transfertën irlandeze të Shamrock Rovers për Europa Ligë. Kuqezinjtë sigurisht që do tentojnë vetëm fitoren.

Trajneri Stefano Pioli ka vendosur ta rreshtojë skudrën në një modul sulmues, 4-3-3. Sulmi do udhëhiqet nga Ibrahimoviç, që do mbështetet në krahë nga Kastijeho dhe Sealamakers. Në mesfushë do jetë treshja, Çalhanoglu, Kesi dhe Benaser. Ndërsa në mbrojtje ka një mungesë, pasi nuk do të jetë Romanjoli. Vendin e tij e ka zënë Gabia.

Kalabria, Kjaer dhe Hernandez formojnë mbrojtjen. Në portë sigurisht Donaruma. Vendasit e Shamrock Rovers përgjigjen me 3-5-2, ku dyshja Grene dhe Burke në sulm do provojnë ti bëjnë keq Milanit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco