Marash Kumbulla flet fjalët e para si lojtar i Romës

Marash Kumbulla flet fjalët e para si lojtar i Romës

17:11, 17/09/2020

Ishte përfolur prej disa kohësh, por vetëm ditën e sotme u bë zyrtare. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla u transferua nga Verona te Roma. Saktësisht, 20 vjeçari është huazuar për 2 vite kundrejt 2 milionë €  .

Ekziston një mundësi blerjeje prej 13.5 milionë € plus 3.5 bonus dhe tre lojtarë në huazim (Y?ld?r?m Mert Çetin, Matteo Cancellieri dhe Aboudramane Diaby).Nëse ushtrohet opsioni i blerjes, kontrata e tij do të zgjasë deri në vitin 2025.

Në fjalët e tij të para për faqen zyrtare të klubit kryeqytetas, Kumbulla u shpreh: “ Dua të falënderoj tifozët e Romës për pritjen e ngrohtë që më kanë dhënë. Roma përfaqëson një mundësi dhe një sfidë të domosdoshme. Më pëlqeu projekti i klubit dhe nuk hezitova të zgjedh ata. Do të jap gjithçka që kam dhe do të provoj të fitoj dhe të festoj me ta”, tha Kumbulla.

Nuk mungoi as postimi i skuadrës së Veronës, të cilët i uruan fat mbrojtësit shqiptar në aventurën e re.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco