Gjimshiti: Titulli me Atalantën është një ëndërr, Papu-n e pyeta nëse...

Gjimshiti: Titulli me Atalantën është një ëndërr, Papu-n e pyeta nëse...

18:29, 12/09/2020

Berat Gjimshiti ëndërron që të fitojë titullin kampion në Serinë A me fanellën e Atalantës, sado e pamundur që të duket. Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare, tashmë një titullar i paprekshëm te zikaltërit, në një intervistë për “L’Eco Di Bergamo”, ka theksuar se ajo mbetet ëndrra e të gjithëve në klubin e qytetit të Bergamos.

“Për eliminimin në Ligën e Kampioneve mbetet keqardhja por që nuk sjell diçka negative, vetëm motivim të madh, pasi kemi treguar se duke e provuar, në futboll mund të arrish gjithçka, edhe të arrish në disa nivele të caktuara. Ne na mbeti vetëm pak për t’ia dalë, të djeg shumë, por ka mbetur brenda nesh një dëshirë e madhe për të përsëritur veten dhe për të riprovuar gjithçka.

Titulli është një ëndërr. Në futboll gjithçka është e mundur, por për momentin nuk do rrimë ta mendojmë. Nëse në një pikë të caktuar të sezonit do të jemi pranë majës së klasifikimit, do ta provojmë. Ne gjthmonë i marrim ndeshjet me radhë dhe ashtu siç dëshiron trajneri, nuk kënaqemi me atë që kemi arritur”, tha mbrojtësi shqiptar.

Gjatë kohëve të fundit, te Atalanta është ktheyr në temë diskutimesh Papu Gomez, i cili ka marrë një ofertë tunduese nga sheikët në Arabinë Saudite. “Jemi tallur me të. E pyeta se mos kishte nevojë për ndonjë shofer në Arabi, por më tha që kisha shkuar shumë vonë. Seriozisht, për momentin ne nuk jemi të shqetësuar se do të largohet”, tha Gjimshiti për shokun e skuadrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco