Formula 1/ Hamilton 'pole' në Mugello, Mercedes dominon kualifikueset

Formula 1/ Hamilton 'pole' në Mugello, Mercedes dominon kualifikueset

16:33, 12/09/2020

Piloti britanik Luis Hamilton ka vazhduar me formë shumë të mirë në formula 1.  Britaniku ka fituar “pole position” në pistën e Mugellos në “Grand Prix Toscana”, duke dhënë kështu sinjale se edhe këtë herë është favorit numër një.

F1 nuk ka zhvilluar kurrë më parë  në Mugello në garë dhe Hamilton shkroi emrin e tij në librat e historisë.

 Shoku i tij i skuadrës te Mercedes, Valtteri Bottas u rendit i dyti, me Max Verstappen në të tretin për Red Bull.

Ferrari  që feston garën e 1.000 në F1 në Mugello kishte një pasdite të përzier me Charles Leclerc në të pestin dhe Sebastian Vettel që përfundoi në të 14-in.

Hamilton tani ka shtatë pole këtë sezon. Piloti britanik është pranë arritjes së 100 poleve në karrierë, pasi me këtë të sotmin arriti në 95.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco