Lampard: Kante nuk shitet, është fundamental për ne

Lampard: Kante nuk shitet, është fundamental për ne

08:19, 12/09/2020

Frank Lampard ka folur lidhur me N’Golo Kante.

 

Kante është pjesë e planeve të Frank Lampard, ka bërë të ditur ky i fundit në konferencën për shtyp.

Trajneri i Chelsea ka thënë se mesfushori francez nuk do të shitet, pasi ai është fundamental për skuadrën ‘Blu’.

“Do të thoja se secili klub në botë do të dëshitonte N’Golo Kanten. Kam parë edhe raportimet. Ai është lojtar i shkëlqyer dhe një person që unë nuk dua ta humb. Ai është fundamental në atë që unë po provoj të ndërtoj”, ka thënë Lampard.

“Sigurisht, unë dua ta mbaj N’Golo”, ka shtuar anglezi.

N’Golo Kante lidhej më parë me një kalim të mundshëm te skuadra e Inter, por kishte edhe zëra që e çonin në ‘Santiago Bernabeu’.

Francezi me shumë gjasë do të vazhdojë aventurën në ‘Stamford Bridge’, me projektin e Frank Lampard.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco