Ende pa nisur aventurën e re me Barcelonën për Francisco Trincao kanë mbërritur edhe oferta të rëndësishme.
Sipas të përdishmes spanjolle “Sport” , klubi katlanas ka refuzuar një ofertë prej 60 milionë eurosh nga Premier League për talentin portugez.
Klubi që e dëshironte, i cili nuk bëhet i ditur, ishte gati ta përballonte pagesën e transferimit. Mirëpo Braça pavarësisht nevojave financiare, nuk e ka marrë në konsideratë ofertën.
Sulmuesi 20-vjeçar u ble për 30 mln euro nga Barcelona janarin e kaluar dhe u la te Braga deri në fund të sezonit aktual.
Klauzola e vendosur nga Barça për Trincao është 500 mln euro.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: