Gerti Shima në SYRI TV: Sezoni në basketboll i djegur, thellohet kriza financiare

Gerti Shima në SYRI TV: Sezoni në basketboll i djegur, thellohet kriza financiare

18:54, 25/05/2020

Gerti Shima ka folur për situatën kaotike që po përballet basketbolli në Shqipëri jo vetëm si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

Gjatë një interviste për gazetaren Enkeleida Zeko në SYRI TV, basketbollisti i Tiranës theksoi se është e pamundur që të rifillohet sezoni duke e konsideruar gjithçka të djegur, njësoj siç kanë vepruar disa vende të tjera në Europë.

Karantina – Ishte me probleme me vështirësi, jam munduar për ta ruajtur formën time por shumë vështirë që të bësh stërvitje në kushte shtëpie. Ishte e pamundur asjo stërvitje. Saktësisht ne si9 ekip i Tiranës kemi filluar të bëjmë stërvitje në ambiente të jashtme dhe e kemi thyer atë rutinen e dy muajve.

Rikthimi i basketbollit Një datë fikse nuk ka as nga federata as nga qeveria të paktën për sallat e mbyllura, Është pak e vështirë nëse do kemi një start të kampionatit ne Tirana dhe partizani jemi të favorizuar për të fituar kampionatin pasi kemi lojtarë vendosa. Por për klubet e tjera nuk do të jetë normale pasi kanë lojtarë të huaj dhe rikthimi i basketbollistëve është gati e pamundur është shumë e vështirë të flitet për rifillim. Basketbolli i meshkujve është shumë i vështi9orë pasi kushtet në salla të mbyllura është e vështirë që të luhet një kampionat në periudhë verë ku temperaturat janë të larta pas siteme ajrimi. Do të jetë e vështirë pasi vijmë nga një pushim pasiv dhe është gati e pamundur të mendosh startin pa tre ose 4 javë stërvitje. Nuk mund të rikthehesh në stërvitje.

Kampionati si do të veprohet - Janë hedhur disa opsione , shumë kampionate janë mbyllur  pasi ishte e pamundur të zhvilloheshin ndeshjet Dhe normalisht nga eksperiencave e vendeve të tjera gjithçka është mbyllur pa fitues, vetëm për skuadrat që ngjiten funksionon. Pothuajse 90 për qind ky sezon është i djegur, pasi basketbolli nuk është si futbolli, ka rëndë poshtë gjithçka nuk mund të grumbullohen as skuadrat.

Kriza financiare– Në të gjitha diskutimet që kam bërë kohët e fundit, unë e kam thënë që basketbolli ka qenë edhe më parë në krizë të thellë. Infastuktura ka qenë pas dore, ka pas shukmë probleme për të bërë stërvitje. Do ndihet goxha tek sportet me lojë të dorë do të ketë probleme financiare. Bizneset private nuk po investojnë do të jetë e vështirë, nuk e dimë sa do tia dalim. Shpresojmë të kemi një kampionat të përbashkët Kosovë-Shqipëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco