E ardhmja e Gonzalo Higuain mbetet e paqartë.
Sulmuesi bardhezi, që nuk ka shkëlqyer shumë në këtë sezonn (8 gola në 34 ndeshje), ka dëshirë të shkëlqejë, por dyshimet mbi të ardhmen e tij mbeten.
Hipotezat janë të shumta për ish-sulmuesin e Real Madrid, mes rinovimit dhe largimit nga Torino. Për situatën dhe vlerën e tij ka folur Hernan Crespo.
“Nuk e di se çfarë do të ndodhë, por mund të them se kam parë shumë pak qendërsulmues të fortë si Pipita në vitet e fundit”, ka thënë ish-sulmuesi për La Gazzetta dello Sport.
“Do të mendohesha mirë ara se ta largoja. Unë shikoj cilësitë që ka, që janë të shumta. Nuk është e lehtë të bësh sulmuesin në një skuadër ku luan Cristiano Ronaldo, dëgjoni njërin që merr vesh nga këto gjëra”./telesport
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: