Bëhen rrobaqepse e floktare edhe në burg

Bëhen rrobaqepse e floktare edhe në burg

16:39, 21/02/2020

Në kuadër të programeve trajnuese që ShKK-ja ofron për të burgosurat në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan, sot u certifikuan 8 të burgosura të kësaj qendre.

Të burgosurat përfunduan më sukses trajnimet profesionale dhe u certifikuan në rrobaqepësi dhe floktari.

Certifikimi rrodhi si rezultat i bashkëpunimit në mes të SHKK-së dhe “Caritas Kosova”.

Këto trajnime kanë për qëllim ngritjen e kapaciteteve të të burgosurave, në mënyrë që pas përfundimit të mbajtjes së dënimit të i`u krijohen mundësitë për të qenë pjesë aktive e shoqërisë.

Certifikatat u ndanë nga Drejtori i Qendrës Korrektuese për Femra në Lipjan, Heset Loku dhe përfaqësuesi i “Caritas Kosova”, z. Alfred Pjetri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco