Alarmante/ 100 policë në Kosovë me probleme mendore

Alarmante/ 100 policë në Kosovë me probleme mendore

12:41, 19/02/2020

Një ditë nga vrasja e pesë anëtarëve të familjes Bllaca në Gjilan  është mbajtur sot një konferencë për media.

Në këtë konferencë folën ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu si dhe drejtori i Policisë, Rashit Qalaj.

Qalaj e pranoi se është gjendje jo e mirë me policët që kanë telashe psikike.

“E kemi në gjendje jo të mirë të policëve që kanë edhe telashe psikike”, tha ai.

Qalaj theksoi se për shkak të mungesës së ligjit, të njëjtit zyrtarë po i mbajnë në punë, teksa ka treguar se në këto rrethana aktualisht janë 100 zyrtarë policorë.

Konferenca e jashtëzakonshme vjen pas rastit tragjik dje në Gjilan, ku zyrtarja policore Valdete Bllaca dyshohet se me armën e saj zyrtare, ka vrarë dy vëllezërit e saj, prindërit e më pas edhe veten.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco