Inspektorati në krizë, 42 inspektorë për 85 mijë biznese

Inspektorati në krizë, 42 inspektorë për 85 mijë biznese

09:17, 20/12/2018

Asnjëri nga zyrtarët e instiutucioneve të vendit si nga ekzekutivi ashtu edhe legjislativi dhe organizatat jo qeveritare, nuk e dinë sesa inspektorë të punës i duhen Kosovës, për të sjellur gjendjen në nivelin e kënaqshëm.

Momentalisht Inspektorati i Punës, numëron 42 inspektorë, të cilët përballen  me mbi 85 mijë biznese të regjistruara e me mbi 328 mijë të punsuar.

Mungesa e numrit adekuat të inspektorëve, ka bërë që situata e të punësuarëve sidomos në sektorin privat të jetë shqetësuese, ku pos përballjes së puntorëve me kushte të rënda pune, ka pasur edhe humbje të mëdha jetësh që nga paslufta e deri tash.

Asnjëri nga zyrtarët e institucioneve  si nga Qeveria, Kuvendi e Inspektorati i Punës, nuk e dijnë se sa inspektorë do të duhen për të zbatuar të drejtat e punëtoirëve. Gjatë një diskutimi për Ligjin për Inspektoratin e Punës, të pyetur sesa inspoktorë duhen askush nga të pranishmit nuk kanë dhënë përgjigje, raporton SyriKosova.

Kryeinspektori Bastri Ibrahimi, tregoi se janë 42 inspektorë të punës, por nuk e di sesa inspektorë duhet të jenë që situata të jetë në nivelin e këanqshëm.

Sipas tij duhet të bëhet një analizë  e gjendjes në terren për të  ditur sesa inspektorë duhen.

Besa Baftiu, kryetare e Komisionit për Punë e Mirëqenie Sociale dhe Shëndetësi, tha se duhet të shtohet numri i inspektorëve të punës në mënyrë që të zbatohet ligji si duhet, por pa saktësuar sesa inspektorë duhet.

Zëvendës ministri i Punës e Mirëqenies Sociale, Çerkin Dukolli, tha se duhet të bëhet reformimi i inspektoratit të punës sipas standarteve të Organizatës Ndërkombëtare të Punës dhe praktikave më të mira të vendeve evropiane.

Inspektorati mandat kryesor ka mbikëqyrjen e zbatueshmërisë së legjislacionit dhe akteve tjera te cilat rregullojnë fushën e marrëdhënies së punës dhe sigurisë e shëndetit në punë.

As zëvendës ministri i Punës e Mirëqenies Sociale, nuk ka dhënë ndponjë përgjigje sesa inspektorë duhet të ketë për të rregulluar situatën e puntorëve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco