Dyshime për dallavere në akreditimin e programeve të disa kolegjeve private

Dyshime për dallavere në akreditimin e programeve të disa kolegjeve private

08:44, 20/01/2020

Tre anëtarë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) kanë shprehur dyshime për vendimet e fundit të Bordit në lidhje me akreditimin e disa programeve studimore të kolegjeve private.

 

Për shkak të dyshimeve për manipulim të këtij procesi, anëtarët, Dukagjin Zeka, Rozafa Koliqi dhe Arta Jakupi e kanë lëshuar mbledhjen e fundit të këshillit. Kjo mbledhje, e cila ka pasur 14 pika, ka nisur të enjten dhe ka vazhduar edhe të premten. Për herë të parë, mbledhja është zhvendosur nga zyrat e Agjencisë së Kosovës për Akreditim, në njërin nga hotelet e kryeqytetit.

Sipas fakteve që i posedon gazeta KD, vetëm një ditë para mbledhjes, më 15 janar, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Agjencisë, Avni Gashi, përmes një emaili i ka njoftuar anëtarët e këshillit se në marrëveshje me kryetarin e Bordit, mbledhja do të mbahet në hotel “Sirius”.

Të enjten është tentuar edhe largimi i mediave dhe përfaqësuesve të Organizatës për Ngritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), që i monitoron këto mbledhje, por pas paralajmërimit të tyre se do ta njoftojnë Policinë janë lejuar të hyjnë prapë, megjithëse jo të gjitha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco