Qytetarët presin rreth një dekadë për të marr një epilog

Qytetarët presin rreth një dekadë për të marr një epilog

14:42, 07/12/2019

Në Kosovë kurrë nuk do të ketë drejtësi të plotë, përderisa nuk e rritet efikasiteti në zgjidhjen e lëndëve civile, tha kryetari i Gjykatës së Apelit Hasan Shala.

Ai shtoi se zgjidhja e lëndëve në kontestet civile, po zgjatë më vite dhe se qytetarët janë lodhur nga kjo pritje, duke kërkuar nga Këshilli Gjyqësor që t’i shtoj përpjekjet për të gjetur zgjidhje, për mijëra lëndë të pa kryera të këtij lloji dhe propozoj që viti 2020, të jetë vit i drejtësisë civile. 

Kësaj radhe ai ka zgjedhur të flas për një çështje, e cila padyshim është preokupimi i madh për të gjithëve, e që është trajtimi i lëndëve të lëmesë civile.

Zakonisht kur flasim për drejtësi, diskursi ynë dominohet nga tema, sikurse janë luftimi i korrupsionit zyrtar, krimit të organizuar, terrorizimit etj, por tema këto që kryesisht hynë në sferën e lëmisë penale, e të cilat gjithsesi janë të rëndësishme.

"Edhe progresi ynë, ngecjet, suksesi dhe dështimet tona maten nga ajo çfarë kemi bërë në luftimin e këtyre dukurive, përkatësisht në zgjidhjen e lëndëve të këtij karakteri", tha Shala.

Sipas tij për drejtësinë civile flitet më pak, edhe pse kjo lloje drejtësie, prekë në mënyrë direkte, interesat bazike dhe jetike të një numri më të madh të qytetarëve.

Kur themi drejtësi civile, nënkuptohet dikë që në rrugë gjyqësore, kërkon të kthehet në punë, apo kërkon kompensimin e një dëmi material, vërtetimin e një të drejte pronësore, njohjen e një të drejte statutore etjera.

Pra kur themi drejtësi civile, flasim për familjen, mirëqenien, pronën, flasim për vet jetën e qytetarit.
Më duhet të them se përkundër asaj që viteve të fundit KGjK-ja, i është qasur më një seriozitet shumë më të madh, zgjidhjes se lëndëve të prapambetura, gjykatat e Kosovës, akoma nuk e kanë arritur progresin e duhur në trajtimin e lëndëve civile.

"Është vërtet e pa falshme nga ana jonë, kur padia e qytetarit pret rreth një dekadë për të marr një epilog përfundimtar, pa e llogaritu që lënda mund të kthehet në rigjykim", tha kryetari i apelit.

Sipas tij në këtë mënyrë, s’do mend për ta kuptuar se drejta për një gjykim në kohë të arsyeshme e garantuar në bazë të nenit 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, po shkelet.

Ai shtoi se janë të vetëdijshëm, për numrin e vogël të gjyqtarëve në raport më lëndët, mungesat në staf ndihmës, dhe të gjitha mungesat tjera të mundshme, por të nderuar kolegë, 20 vjet pas lufte dhe 12 vjet pas shpalljes se pavarësisë, askush nuk do të na mirëkuptoj për këtë, sepse kemi pasur kohë të mjaftueshme, për t’i ngritur kapacitet e nevojshme.

"Qytetarët janë lodhur, duke pritur, që t’i realizojnë të drejtat e tyre në rrugë gjyqësore, prandaj e kemi parë se si kontestet pronësore, shpesh janë shkak i zënkave e ngatërresave, pa përjashtuar edhe vrasjet. Një pjesë të fajit për këtë, deshëm apo s’deshëm e kemi edhe ne", tha Hasan Shala.

Sipas tij të gjithë jemi dëshmitarë, ku palët kanë dalë në pension, duke pritur të kthehen në punë, ose edhe me keq akoma, kanë vdekur krejt, duke pritur realizmin e një kompensim demi, apo të drejte pronësore.

Kryetari i Gjykatë së Apelit, tha se kjo situatë kërkon zgjidhje, e zgjidhja duhet të nis prej nesh. Prandaj , kërkoj nga që viti 2020, të shpallet si vit i drejtësisë civile.

Ai kërkoi që të gjithë të ulenbashkë, e të shohin se çka mund të bëjmë më shumë. Le ta hartojmë një strategji të qartë, një plan të zbatueshëm e të matshëm, e ku ne fund do të shihen rezultate konkrete.

Ta shohim, se përpos shtimit të numrit të gjyqtarëve dhe stafit mbështetës çka mund të bëjmë tjetër. A duhet t’i stimulojmë rritjen e normave, a duhet t’i transferojmë ose caktojmë gjyqtarët aktual ku ka më shumë nevojë, a duhet të merret ndonjë iniciativë për ndryshime ligjore etj. etj. Mund të shikojmë edhe se si kanë vepruar vendet e rajonit në të tilla situata. Dikush mund të ketë ide edhe më të mira, e rëndësishme është të kërkojmë zgjidhje.
Natyrisht krejt kjo pa i lënë anash edhe temat tjera, të cilat po ashtu janë preokupim për të gjithë ne, sikur luftimi i korrupsionit, terrorizmit, krimit të organizuar etj.
Për fund, dua të them se askush nuk mund të krenohet në këtë vend, e as që do të ketë kurrë drejtësi të plotë, përderisa nuk e rrisim efikasitetin në zgjidhjen e lendeve civile.

Kreu i apelit tha se qytetarët janë lodhur nga pritja. Ata duan punë, duan efikasitet, duan drejtësi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco