Deputetët gjermanë mbështetje për shëndetësinë kosovare

Deputetët gjermanë mbështetje për shëndetësinë kosovare

17:18, 18/11/2019

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa R. Osmani e shoqëruar nga Besian Mustafa, Haxhi R. Avdyli dhe Armend Zemaj kanë pritur në takim anëtarët e grupit parlamentar për shëndetësi në Bundestag Erwin Rüddel nga CDU, Maria Klein-Schmeink nga Aleanca e të Gjelbërve si dhe Jan-Axel Voss, zëvendësambasadori në Kosovë dhe Jakob Fessmann, Zyra e Komitetit.

Osmani falënderoi deputetët gjerman për bashkëpunimin dhe kontributin e deritanishëm të Bundestagut dhe Qeverisë gjermane në të gjitha fushat e zhvillimit në Kosovë, në veçanti në fushën e shëndetësisë. 

“Thellimi i bashkëpunimit tonë duhet të orientohet drejt mbështetjes në sistemet e ofrimit të shërbimeve shëndetësore, aparaturë, përkujdesje primare, sekondare dhe terciare si dhe në fushën e sigurimeve shëndetësore ku Gjermania ka një përvojë të gjatë e të shkëlqyeshme” u shpreh dr. Osmani. Duke ritheksuar rëndësinë e sektorit të shëndetësisë dr. Osmani shtoi se “për LDK-në nuk ekzistojnë shpenzime në përkujdesin shëndetësor por vetëm investime në mirëqenien e qytetarëve të Kosovës.”

Një ndër fushat që parashihet të thellohet bashkëpunimi në mes dy shteteve tona është edhe shkëmbimi i kuadrove. 

“Për të evituar ikjen e mjekëve dhe infermierëve të ri kosovar për në Gjermani, duhet ndërtuar kanale zyrtare ku profesionistët shëndetësor kosovar shkollohen, punojnë dhe përgatiten në kushte të barabarta në Gjermani për një periudhë të caktuar e pastaj duke ju mundësuar që të kontribuojnë edhe në Kosovë. Në këtë drejtim dhe për të thelluar transferimin e njohurive shëndetësore gjermane në Kosovë mund të avancohet edhe telemjekësia me kosto shumë të ulët financiare” përfundoi dr. Osmani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco