Ndoti ambientin, gjobitet me 400 euro një kompani në Prishtinë

Ndoti ambientin, gjobitet me 400 euro një kompani në Prishtinë

13:14, 18/11/2019

Bizneset e ndryshme në Kosovë po dalin të jenë edhe shkaktar të ndotjes së ambientit.

Çdo ditë në Prishtinë shohim baltë, ajër jo të pastër dhe bllokim të trotuareve.

Por, pikërisht për ndotje të ambientit, sot Inspekcioni në Prishtinë ka dënuar një kompani biznesi, edhe atë hiq më pak se 400 euro, përcjellë Indeksonline.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, Drejtori i Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri.

“Ka biznese të tilla, të papërgjegjshme, që dënohen shpesh për të njëjtën arsye.

400 euro gjobë, për ndotje të mjedisit”, ka shkruar ai

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco