Qeni i Sharrit iu dhurua Putinit/ Kosova e mbron me ligj Deltarin Ilir

Qeni i Sharrit iu dhurua Putinit/ Kosova e mbron me ligj Deltarin Ilir

23:58, 19/01/2019

Pas zhvillimeve të fundit kur debati për racën autokton te Deltarit Ilir i njohur edhe si Qeni i Sharrit, është vënë në vëmendje mediale dhe interesimi për statusin e tij është shtuar, sidomos pasi presidenti rus Putin mori si dhurate nga homologu serb Vuçiq nje qen Sharri, Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, njofton opinionin e gjerë që kjo racë është e mbrojtur me ligj.

Vënia në mbrojtje ka ndodhur qysh në vitin 2014, në kuadër të aktiviteteve për mbrojtjen e vlerave të trashëgimisë natyrore dhe autoktone. Atë kohe me iniciativën e Institutit për Mbrojtjen e Natyrës i cili vepron në kuadër të Agjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës,jane hartuar edhe dy vendime për mbrojtjen e llojeve autoktone të zbutura të faunës.

Përmes këtyre dy vendimeve të ndara, janë marrë në mbrojtje: Raca e Qenit Deltari Ilir, lloji vendor i zbutur dhe Raca e Gjelit Kosovar Këndimgjatë, lloj vendor i zbutur. Qëllimi kryesor i nxjerrjes së këtyre vendimeve ishte mbrojtja e këtyre llojeve sipas ligjit dhe përcaktimi i kushteve të mbajtjes.

Gjithashtu përmes këtyre vendim synohej që të këto lloje të mbrohen nga rreziku për përzierje gjenetike me racat e huaja dhe nga rreziku për nxjerrje jashtë vendit e këtyre racave me qëllim të kryqëzimit me racat tjera. Sipas këtyre vendimeve të dy këto lloje autoktone janë të regjistruara në regjistrin e vlerave të mbrojtura të natyrës qe mirembahet nga Instituti i Kosoves per Mbrojtjen e Natyres.

Vendimi përmban edhe arsyeshmërine për marrjen në mbrojtje të këtyre llojeve si dhe përshkrimin e karakteristikave themelore të tyre. Hartimi i arsyeshmerisë për racën autoktone të Deltarit Ilir është bërë në bashkëpunim me Shoqatën Kinologjike të Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco