Kryeministri erdhi e do iki me pagën më të madhe ndonjëherë!

Kryeministri erdhi e do iki me pagën më të madhe ndonjëherë!

16:45, 19/01/2019

Me nisjen e hartimit të projektit Ligjit për Pagat në Sektorin Publik,  kanë nisur edhe problemet e shumta ku secili sektorë e person kërkon të ardhura më të larta se tjetri, mëson “SyriKosova”.

Dikush paga të larta e të tjerët të ulëta, secili institucion ka dhënë paga  sipas qejfeve të veta. Pra ka pasur pabarazi  në paga e llojllojshmëri të shtesave.

Kryeministri i vendit, i cili e ka pagën më të madhe nga të gjithë kryeministrat e rajonit 2950 euro  apo gjashtë herë më të madhe se paga mesatare në vendin tonë e cila është 416 euro, ka  kërkuar që me votimin e ligjit për pagat me ul vetëm një pagë, atë të kryeministrit.

Nga ana tjetër vendi vazhdone të përballet me greva ku më këmbëngulës janë Sinaikate e Arsimit e cila kërkon përmirësimin e koeficientit prej 30 për qind. Protesta, greva e pakënaqësi ka edhe në fushat tjera si tek policia, shëndetësia, minatorët, doganierët e të tjerë punonjës.   

Por si duket e njëjta situatë mund të ndodh edhe pas miratimit të Ligjit për Pagat në Sektorin Publik dhe se mund që kryeministrit të ardhshëm ti ulet paga, por jo edhe këtij aktual.

Hartuesit e ligjit, tregojnë se ky projektligj do t’i adresojë problemet të cilat janë shfaqur në praktikë dhe në aspektin ligjor në sistemin e pagave. Në përgjithësi sistemi konsiderohet I fragmentuar dhe po ndonjë system të ndërtua në konsistencë dhe koherencë, kompetencë e shpërndarë në përcaktimin e pages, pabarazi në paga, llojllojshmëri e shtesave pa rragulla homogjene dhe pa kufizime ligjore. Pagat janë rregulluar me ligje të veçanta dhe kryesisht me akte nënligjore ku baza ligjore e tyre në shumicën e rasteve është e disktueshme.

Nga ana tjetër, kryeministri i vendit, i cili e ka pagën më të madhe nga të gjithë kryeministrat e rajonit 2950 euro  apo gjashtë herë më të madhe se paga mesatare në vendin tonë e cila është 416 euro, ka  kërkuar që me votimin e ligjit për pagat me ul vetëm një pagë, atë të kryeministrit.

Nga ana tjetër “SyriKosova”, ka kërkuar sqarime nga ana e kryeministrisë sesa do të zvogëlohet paga e të parit të qeverisë.

Paga e kryeministrit do të jetë më e vogël dhe se sa do të jetë ajo do të vendos Kuvendi i Kosovës, e ku Ligji për Paga tashmë është atje”, tha për “SyriKosova”, zëdhënësja e Qeverisë Donjeta Gashi.

Sesa do të jetë paga e kryeministrit nuk ka dhënë përgjigje për “SyriKosova” as ministri i Administratës Publike Mahir Yagcilar, i cili tha se  propozimet shkojnë tek komisioni e më pas në kuved për miratim. 

“Nuk e di sesa do të jetë paga e kryeministrit, por për këtë do të vendos komisioni dhe kuvendi”, tha ministri i Administratës Publike.   B.T

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco