Bllokada kombëtare/Mësimdhënësit të vendosur, greva hyn në javën e dytë

Bllokada kombëtare/Mësimdhënësit të vendosur, greva hyn në javën e dytë

14:26, 19/01/2019

As të hënën e ndoshta edhe gjatë tërë javës e më gjatë, institucionet arsimore nuk do të jenë në funksion të mësim nxënies për fëmijët, nxënësit e studentët, për shkak se edukatoret, mësuesit e profesorët nuk do të ndalin grevën, mëson “SyriKosova”.

“Greva nuk do të ndalet, por ajo do të vazhdoi edhe në ditët në vazhdim, deri në plotësimin e kërkesës së  institucioneve arsimore që është përmirësimi i koeficientit për 30 për qind  në Ligjin e Pagave, tha për “SyriKosova”, kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës, Rrahman Jasharaj.

Ai tha se edhe të hënën, do të vazhdoi dita e gjashtë e grevës në të gjitha çerdhet, shkollat e universitetet publike dhe ajo nuk do të ndalet deri në plotësimin e kërkesave të SBASHK-ut.

Kryesindikalisti i arsimit, për “SyriKosova”, informon të gjithë qytetarët e vendit se greva  vazhdon deri në plotësimin e kërkesave dhe asnjëri të mos dali nëpër institucionet arsimore, pos grevistëve.

SBASHK-u e ka vlerësuar si diskriminues dhe nënqmues për tërë sektorin e arsimit Lijgin e Pagave. B.T

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco