Mbi 500 operacione kryhen në Klinikën e Urologjisë gjatë vitit 2020

Mbi 500 operacione kryhen në Klinikën e Urologjisë gjatë vitit 2020

13:02, 24/02/2021

Mjekët e Klinikës së Urologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, gjatë vitit 2020 kanë kryer 541 operacione, pavarësisht situatës së krijuar me Pandeminë COVID-19.

Në saje të raportit vjetor të punës, prej tyre janë 140 intervenime të hapura dhe 361 intervenime endourologjike (ndërhyrje përmes kanalit të traktit urinar).

Gjatë kësaj periudhe kohore, mjekët, po ashtu, kanë kryer 918 ekzaminime endoskopike dhe kanë ofruar 70 shërbime urodinamike.

Vitin e kaluar janë bërë edhe 204 biopsi të prostatës, 98 nefrostoma dhe 618 ndërhyrje ESËL (thyerje të gurëve).

Numri i vizitave ambulatore, ndërkaq, ka shkuar në 2832, kurse janë dhënë 1320 shërbime diagnostike (EHO).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco