Shpresat veç po shuhen, pikëpyetje dita e saktë e arritjes së vaksinës në Kosovë

Shpresat veç po shuhen, pikëpyetje dita e saktë e arritjes së vaksinës në Kosovë

16:00, 23/02/2021 Nga Çlirimtare Dukolli

Kosova edhe njëherë po e dëshmon se është shtet i dobët. Shembull, janë vaksinat që deri më sot nuk arritën të sigurohen. Problem tjetër pritet të jetë edhe kategorizimi i njerëzve që do ta marrin. Krejt kjo, nëse do të arrihet marrëveshja e vaksinat kundër koronavirusit të arrijnë edhe në shtetin tonë të varfër. U tha se ajo u sigurua, e lajmi u demantua nga vet kompania që e prodhon, COVAX-i. Kush ka gënjyer, nuk po dihet...

 Çlirimtare Dukolli

Në shumë vende të botës është rikthyer shpresa për një jetë normale, kjo pas sigurimit të vaksinës anti - COVID-19.

E këtë ‘shpresë’ ka disa javë që po e pret edhe Kosova, shkruan Syri.net Kosova

Ani pse u premtua për muajin shkurt, ende nuk ka ndonjë datë konkrete se kur do të vijë kontingjenti i parë i vaksinave kundër COVID-19, përmes skemës së njohur si COVAX.

Isme Humolli, zyrtare profesionale e emergjencave e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në Kosovë, në një intervistë pati deklaruar se në mesin e muajit shkurt, eventualisht në javën e tretë, në Kosovë do të vijë kontingjenti i parë.

Por megjithatë në kohën kur po i afrohemi edhe muajit Mars, Kosova nuk ka asnjë dozë të vaksinave.

Kështu të paktën janë deklaruar edhe Ministria e Shëndetësisë për “Syri.net”, ku kanë thënë se presin që gjatë kësaj jave të kuptojnë datën e saktë për arritjen e dozave të para.

“OBSH ka miratuar vaksinën astrazeneca/skbio dhe siil për përdorim emergjent kundër Covid-19. Kjo vaksinë për vendet përfituese, ku bën pjesë edhe Kosova (20%) është siguruar nga mekanizmi COVAX dhe dozat e para në Kosovë dorëzohen përmes UNICEF-it. MSH pret që gjatë javës ta kuptojmë edhe datën e mbërrijtjes së dozave të para të vaksinimit dhe fillimit të këtij procesi”, thuhet në deklaratën e MSH-së dhënë për “Syri.net Kosova”.

MSH poashtu ka bërë të ditur edhe numrin e dozave që priten të sigurohen nga COVAX, derisa thonë se të parët që do të vaksinohen janë personeli shëndetësor, si dhe të moshuarit mbi 80 vjeç.

“COVAX ndërkaq, ka bërë të ditur, se sipas itinerarit të tyre të shpërndarjes, Kosovës për fillim do t'i jepen 100800 doza. Të parët që do të vaksinohen janë personeli shëndetësor; të moshuarit mbi 80 vjec; personat e vendosur në shtëpite e të moshuarve dhe punëtorët social si dhe personat me sëmundje kronike”.

E se si do të jetë priveligjimi i të vaksinuarve, Syri.net Kosova ka kontaktuar edhe me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik (IKSHPK), por që të njëjtit nuk i janë përgjigjur insistimit të redaksisë.

Derisa Hana Xhemajli, studiuese e politikave globale shëndetësore vlerëson së vaksinimi në baza selektive të personaliteteve nuk bën assesi të ndodhë, pasi sipas saj, bie në kundërshtim me çdo standard moral apo etik të demokracisë.

“Sipas praktikës dhe rregullave të ËHO-së, dihet që me të ardhur vaksina në një shtet popullsia ndahet në kategori të imunimizimit, ku prioritet kanë moshat 65 vjet e tutje, përcjelle nga vija e parë e stafit mjekësor dhe personat me imunitet të rrezikuar për shkak të sëmundjeve të tjera ekzistuese”, thotë Xhemajli.

Xhemajli tutje shton se mund të pritet rritje e numrit të infektuarve, derisa shprehet se ka mungesë transparence nga ana e Qeverisë krahas qytetarëve në raport me vaksinat.

“Mund të pritet rritje e numrit të infektuarve mirëpo unë asesi nuk jam për mbyllje totale. Menaxhim po, por pa dëmtim të mëtutjetshëm të ekonomisë. Kemi të bëjmë me vonesa por edhe me mungesë të vaksinave në mbarë botën.  E kemi parë para pak muajsh që qeveria kishte konfirmuar që janë në kontakt me Pfizer për sjelljen e vaksinave të para. Per fat të keq, një gjë e tillë shpejt u demantua nga kompania Pfizer, e cila mohoi të ketë qenë në kontakt me qeverinë e Kosovës. Çfare shohim këtu, është mungesë e transparencës nga ana e qeverisë krahas qytetarëve të cilët sytë i kanë kah shteti teksa presin të imunizohen përmes vaksinave”, shprehet Xhemajli.

Ndryshe në vendet e rajonit tashmë ka filluar arritja e kontingjenteve të vaksinës së Pfizer-it.

Derisa vaksinën e AstraZenecas dhe Oxford-it kundër koronavirusit, Kosova pritet ta marrë falas përmes programit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, COVAX, që ka për qëllim të shpërndajë vaksina në vende të varfra./SYRI KOSOVA

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco