E-kiosk për pajisje me certifikata civile edhe në Hogosht

E-kiosk për pajisje me certifikata civile edhe në Hogosht

15:32, 22/02/2021

Nga sot të gjithë banorët e fshatit Hogosht dhe fshatrat përreth, do të mund të pajisen me certifikata të gjendjes civile nga E-kiosku i vendosur në qendër të fshatit tek objekti i Postës.

Përurimin e E-kioskut në fshatin Hogosht e ka bërë Drejtoresha e Drejtorisë së Administratës Komunale, Brikenë Ramabaja.

I pari i komunës, Qëndron Kastrati, tha se me ke?te? projekt po jete?sohet edhe nje? zotim i dhe?ne?, pe?r te? ofruar she?rbime cile?sore dhe te? shpejta pe?r qytetare?t.

“Jemi zotuar qe? she?rbimet administrative pe?r qytetare? do t’i lehte?sojme?, dhe kjo po be?het duke funksionalizuar E-kioskun edhe ne? fshatin Hogosht. Tani banore?t e fshatit Hogosht dhe te? fshatrave pe?rreth mund te? marrin dokumentet e nevojshme administrative gjate? 24 ore?ve, pa pasur nevoje? te? presin ne? sportele. Fale?nderoj Drejtoren e Administrate?s, Brikene? Ramabaja, pe?r pune?n e pandalshme qe? ky projekt te? zbatohet edhe ne? ke?te? fshat, nde?rsa banore?t uroj t’i ge?zojne? ke?to she?rbime. Vazhdojme? me pune?”, tha ai.

Gjithashtu edhe drejtoresha, Brikenë Ramabaja, u shpreh e lumtur që qytetarëve tanë po iu mundësohen shërbime sa më të lehta dhe fleksibile.

“Puna dhe përkushtimi ynë ka në qendër mirëqenien e qytetarëve. Digjitalizimi i shërbimeve administrative do të lehtësoj punën e secilit qytetarë. Këto e-kioske do t’i ofrojnë shërbim të shpejt, efikas dhe transparent secilit qytetarë”, shtoi Ramabaja.

Shërbimet të cilat ofrohen në E-Kiosk çdo ditë për 24 orë:
· Certifikata e lindjes;
· Certifikata e lindjes së fëmijës;
· Ekstrakti i lindjes;
· Ekstrakti i lindjes së fëmijës;
· Certifikata e vendbanimit;
· Certifikata e shtetësisë;
· Certifikata e martesës;
· Fatura e tatimit në pronë.

Të gjitha këto shërbime do të jenë të qasshme për qytetarët pasi të të ofroni dokumentin identifikues apo të dhënat që ju kërkohen në monitor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco