Vdekja e mjekut Ali Kuqo/ Djali: Najada Çomo refuzoi ti jepte shërbim, kam prova

Vdekja e mjekut Ali Kuqo/ Djali: Najada Çomo refuzoi ti jepte shërbim, kam prova

22:39, 17/02/2021

Mjeku Altin Kuqo, ka lëshuar akuza të rënda ndaj shefes së Infektivit Najada Çomo, në lidhje me vdekjen e babait të tij, neurologut të njohur Ali Kuqo, i cili ndërroi jetë disa ditë më parë në këtë spital si pasojë e Covid.

Kuqo, akuzon shefen e spitalit Infektiv, se ka refuzuar të mjekojë babain e tij Ali Kuqo dhe për këtë ai disponon të gjitha provat.

Deklarimin Altin Kuqo e ka bërë poshtë sqarimit të Ministrisë së Shëndetësisë mbi denoncimin e dy motrave që edhe ato humbën babain e tyre.

Djali i mjekut të njohur zbulon se babait të tij i është refuzuar shërbimi në spitalin Infektiv nga drejtoresha Najada Çomo.

“Babait tim profesor i nderuar i Neurologjise dhe ish mjek i QSUNT dhe mua si mjek qe punoj ne QSUNT na u refuzua sherbimi prane spitalit Covid 1 nga shefja Najada. Dhe une disponoj te gjitha provat e refuzimit te sherbimit prej saj”– ka shkruar djali i tij poshtë sqarimit që Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco