Shoku i vrau djalin në gjueti/ Babai: Më kanë gjakun borxh, ja çfarë ndodhi atë natë

Shoku i vrau djalin në gjueti/ Babai: Më kanë gjakun borxh, ja çfarë ndodhi atë natë

19:25, 17/02/2021

Me 26 Nëntor të vitit të kaluar një ngjarje e rëndë u shënua në Bulqizë. 22 vjeçari Elidon Basha u plagos nga shoku i tij teksa kishin dalë për gjueti.

Fillimisht ngjarja u raportua që të rinjtë kishin dalë për gjueti e aksidentalisht 27 vjeçari Klodian Kola kishte qëlluar me armë gjahu shokun e tij. Por më pas policia e Dibrës zbuloi se gjuajtja ishte bërë me armë zjarri automatike.

Një ditë më vonë me 27 Nëntor të vitit 2020, policia gjatë kontrollit në banesën e Elidon Bashës gjeti dhe sekuestroi armën e gjahut, kallashnikovin, një armë sportive, elektrik dore dhe motorin me të cilët të rinjtë kishin dal për gjah. Po ashtu policia nisi hetimet edhe për prindërit e Klodianit nën akuzën e fshehjes së provave të ngjarjes.

22 vjeçari u dërgua fillimisht në spitalin e Bulqizës, më pas në atë të Dibrës e pas disa orësh u nis drejt Tiranës, por fatkeqësisht ndërroi jetë gjatë rrugës. Pas afro dy muajve, Hasan Basha, babai i Elidon Bashës, kërkon drejtësi pasi sipas tij, djali ka humbur jetën për fajë të mjekëve.

Ndërkohë, Hasan Basha fajëson edhe familjen e Klodian Kolës pasi sipas tij, janë munduar të mbrojnë djalin e tyre, në vend që të lajmëronin atë për atë që ndodhi. Hasani shprehet se familja Kola i ka një gjak borxh dhe se për djalin e tij do të kërkojë drejtësi deri në gjykatën e Hagës.

Deklarata e plotë e Hasan Bashës:

Ishte ora 4 pa cerek. Vij nga puna më merr telefon, më tha o babi thuj mamit tmë bëjë gati bukën. Hori bukë, flejti gjumë. Nga ora 7 e gjys e darkës u ngrejt dhe tha po dal tpi i kafe. Zakonisht shoqerohej me atë djalin, me atë banditin. I pata thonë mos o bab mos shko, sepse edhe gjuetia është e ndalume. Unë faktikisht nuk kam armë, ai më tha ka ai shoku armë me leje. Data 27, tu flejt, ishte ora 1 e 20, merr djali mtelefon thotë çohu babë se u ka plagos Elidioni, me shku në spital me dhonë gjak. Marr grun dhe 2 çunat. Vje fugoni policisë, dhe pa pikë turpi thone është ora policore.

Vje ai polici, një maskara thotë ka shkoni ju. E sqarojmë po shkojmë në Peshkopi. Është plagos na tha, është kap njoni dhe po kërkojmë një tjetër. Erdhi ambulanca, nali makinën, çuni ishte i mbarum. As batanije s’kishte, asgjë. Do ta çojmë për Tiranë tha. Kur shkojmë te spitali, një plumb mkrah të majtë. Çunin ma kishin zhvesh lakuriq. Kanë shku me e mor me karroceri çunin. Çunin e kanë lënë mal. Spitali i Bulqizës pa pikë turpi, e kanë çu për Peshkopi pa i bo asigjo. Dorën ia kishin mbështjellë me allçi.

Unë kërkoj vetëm drejtësi. Akoma Ministria e Shëndetësisë nuk merr masa. Të vdesë një djalë 22 vjeç në lule të rinisë. Edhe në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut do ta kërkoj të drejtën time. Vetëm për 3 kile gjak, kjo është e pafalshme për shëndetësinë shqiptare. Edhe ambulancë nuk ka pas. Kanë çu ambulancën e vjetër. E kanë lidh derën me tela.

Është e pafalshme për familjen e tij, kam pas respekt për familjen e tij, por është e pafalshme. Mos me ardh me lajmëru kshu na ka bo vaki, turp e marrë pastë. Mos me ardh me lajmëru, Hasan kshu na ka bo vaki. Mos me erdh me lajmëru. Mfal o Hasan kjo punë na ka ndodh. Po ti shkoi si burri, shkoi në shpi, kjo punë na ka gjet. I ati i atij çunit turp e marre pastë. Mos më lajmërojë mu ai 100 m larg. Po t’më kishte lajmëruar si burrat do e kisha fal. Tashi mka gjakun borxh. Gjakun e atij çuni deri mgjykatë të Hagës do e kërkoj.

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco