‘Pamundësi për pagesat e dritave dhe ujit’, Vokshi: Kriza e rëndë ekonomike ka mbërthyer çdo familje!

‘Pamundësi për pagesat e dritave dhe ujit’, Vokshi: Kriza e rëndë ekonomike ka mbërthyer çdo familje!

22:05, 16/02/2021

Drejtuesja politike e PD-së për njësinë 11 në Tiranë, Albana Vokshi ka zhvilluar një takim me banorë dhe mbështetës të kësaj zone.

‘Në qëndër të diskutimeve ishte kriza e rëndë ekonomike që ka mberthyer cdo familje. Pamundësitë më të mëdha përfshijnë përballimin e  faturave të dritave dhe ujit’, shkruan Vokshi në Facebook.

Postimi i plotë i Albana Vokshit:

Sot me banorë e mbështetës të njësisë 11.

Në qëndër të diskutimeve ishte kriza e rëndë ekonomike që ka mberthyer cdo familje. Pamundësitë më të mëdha përfshijnë përballimin e  faturave të dritave dhe ujit.

Tejet të rënduara nga taksat e bashkisë, si edhe qerat e shtrenjtuara në dy-tri vitet e fundit.

Banorët më shprehen vështirësitë e mëdha që hasin nga heqja e ndihmës ekonomike ndërkohë që papunësia rëndon në cdo sofër familjare.

Partia Demokratike e Shqipërisë vjen me një program real dhe largpamës, ku me reformat e thella dhe të gjithanshme kriza ekonomike do të zgjidhet dhe rritja ekonomike do ti hapë rrugë rritjes së punësimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco